Marrëdhënia e Gjestit dhe Xheneta Fetahut e krijuar brenda Big Brother VIP Kosova 3 duket se është akoma e komplikuar.
Dyshja pak javë më parë u ndanë, më pas u ribashkuan, e siç shihet ata sërish duan të distancohen nga njëri-tjetri.
Ka qenë këngëtari pejan i cili u pyet nga Lela nëse është ndarë përfundimisht me të.
Ai ka thënë se është duke u munduar që të distancohet, por që do të përfshihet në debatet që kanë të bëjnë me modelen.
“Jam duke u munduar të distancohem. Nuk jam duke e mbrojtur. Ne jemi në një shtëpi, do përzihem gjithmonë”, u shpreh ai.
Xheneta nga ana tjetër pak më parë tha se nuk do të jetë më me Gjestin, pasi nuk i pëlqen se si sillet dhe se ka nevojë për një burrë në jetën e saj.
Mes tjerash, ajo nuk e ka pëlqyer xhelozinë e tepërt të artistit, që e ka shfaqur disa herë në këtë format.