Ish e dashura e Majk cak i hajnave, ia vjedhin çantat në vlerë prej 50 mijë euro

Mediale Vip

Ish e dashura e Majk cak i hajnave, ia vjedhin çantat në vlerë prej 50 mijë euro

Më: 2 dhjetor 2024 Në ora: 00:25
Majlinda Zeka

Persona të panjohura kanë hyrë në një shtëpi në fshatin Bardhosh të Prishtinës, ku dyshohet të kenë vjedhur gjësene sende me vlerë.

Media raporton se cak i hajnave të dyshuar ishte shtëpia e familjes së Majlinda Zekës, modeles së njohur kosovare, e cila është ish e dashur e reperit Majk, me të cilin ka edhe një djalë.

Sipas mediumit, Zeka ka deklaruar në polici se hajnat ia kanë vjedhur disa çanta me vlerë, çmimi i të cilave bashkë shkon deri në 50 mijë euro.

Me t’u denoncuar rasti, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

Po ashtu kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për të identifikuar dhe arrestuar personat e dyshuar, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat