Ora e Liam Payne, e cila u zhduk disa orë para vdekjes së tij nuk është gjetur ende dhe gruaja që kaloi orët e fundit me këngëtarin pretendon se ai i kishte premtuar se do t’i jepte orën, por thuhet se nuk ndodhi.
Rolex ari prej 35 mijë eurosh i mbajtur nga Liam Payne është ende një mister. Ai thuhet se u zhduk pasi shoqëruesja me të cilin kaloi kohë para vdekjes së tij u kthye në dhomën e tij të hotelit.
Portali argjentinas Infobae thekson se zonja pretendoi se kishte harruar grimin në dhomën e tij dhe u lejua të kthehej në hotelin CasaSur Palermo në Buenos Aires për të marrë gjërat e saj.
Pretendohet se një zonjë, e cila erdhi në hotel me një tjetër femër, iu premtuan gjashtë mijë euro nga Liam Payne, por nuk i morën të gjitha paratë.
Sipas Infobae, ata u kanë thënë prokurorëve se Liam u gjunjëzua para tyre dhe u tha se i donte. Thashethemet thonë se ai madje u ka premtuar orën e tij Rolex.
Megjithatë, Liam dyshohet se nuk arriti të sigurojë më shumë para. Ato deklaruan se më pas ka mbërritur miku i këngëtarit dhe ish-menaxheri Roger Nores dhe ka tentuar të “zgjidhë situatën”.
Pas 40 minutash, Liam u rrëzua tragjikisht nga ballkoni i dhomës së tij të hotelit.
“Ne e dimë nga fotografitë që u analizuan se Payne mbante një Rolex në ditën e vdekjes së tij. Ai e mbante atë në njërën dorë dhe e mbante të paktën dy deri në tre orë para se të vdiste”, deklaroi më parë detektivi.
Që atëherë, policia ka kontrolluar dhomën e hotelit të Liamit dhe shtëpitë e disa personave që dihet se kanë qenë të lidhur me Liam atë ditë, duke përfshirë ambientet e lidhura me zonjat shoqëruese.
Disa orë para vdekjes së Liam, Infobae raporton se këngëtari kërkoi shishe të shtrenjta shampanjë, uiski etj. Prokurorët thuhet se janë duke punuar në teorinë se paratë janë përdorur për të paguar tregtarët e drogës.
Kujtojmë se tre javë pas vdekjes së Liam Payne, prokurorët në Argjentinë përjashtuan si shkak vetëvrasjen, duke deklaruar se ai ka qenë ndoshta pa ndjenja kur u rrëzua.
Zyrtarët thanë se morën vendimin pasi arritën në përfundimin se Payne kishte të ngjarë të ishte pa ndjenja kur ra nga ballkoni i katit të tretë të hotelit CasaSur Palermo në Buenos Aires më 16 tetor, duke pasur parasysh se kishte mungesë të “reflekseve të mbijetesës”.