Opinionisti i njohur Milaim Zeka ka përsëritur bindjen e tij se Driloni ka një pëlqim të theksuar për Lelën.
Gjatë bisedës me banorin, Milaimi theksoi aftësitë e tij për të lexuar mimikat dhe emocionet njerëzore, duke aluduar se ka vërejtur një interes të veçantë nga ana e Drilonit për Lelën.
“Mosha ime, përvoja dhe eksperienca e gjatë, si gazetar e si përkthyes, më bëjnë që ta lexoj mimikën.
Ti sot e kësaj dite digjesh për Lelën”, tha opinionisti me bindje, duke i drejtuar këto fjalë Drilonit.
Kjo deklaratë, e cila ngjalli humor në mesin e banorëve, u shoqërua me të qeshura.
Megjithatë, mbetet të shihet nëse ky konstatim i opinionistit do të pranohet nga vetë Driloni.