Arbenita reagon në Instagram, tregon se ende shqetësohet nga Fero

Mediale Vip

Arbenita reagon në Instagram, tregon se ende shqetësohet nga Fero

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 09:03
Arbenita dhe Fero

Modelja e njohur, Arbenita Ismajli, ka bërë një postim në InstaStory ku ka ndarë me ndjekësit e saj një situatë të pakëndshme që lidhet me ish-partnerin e saj, reperin Fero.

Çifti, i cili ka një vajzë së bashku, është ndarë prej kohësh, por duket se raportet mes tyre mbeten të tensionuara.

Në postimin e saj, Arbenita shkruan se ende merr mesazhe të padëshiruara nga Fero dhe e përshkruan atë si “një ish i çmendur psikopat”.

Ajo sqaron se këto mesazhe lidhen me keqkuptime mbi jetën e saj private dhe bashkëpunimet profesionale.

Në përfundim, Arbenita i bëri thirrje ish-partnerit të saj të ndalojë ndërhyrjet në jetën e saj dhe e uroi për një “shërim sa më të shpejtë”. Ajo gjithashtu theksoi se është plotësisht e përkushtuar ndaj angazhimeve të saj si prind dhe nuk shqetësohet për mendimet e të tjerëve.

Image
Postimi

Postimi i plotë:

“Përshëndetje njerëz. U zgjova në këtë orë të herët si çdo ditë për lutjet e mia dhe pashë disa mesazhe të çuditshme, të cilat e dija saktë se nga do buronin.. nga ish-i i çmedur psikopat. Le të themi se na ka lodhur duke bërë si një 7-vjeçar që sapo ka hapur Instagramin. Hasani hasani. Ai “hasani” është një real estate agent që po bisedoja për apartamente. Jeta ime private nuk të takon ty sepse nuk jemi më bashkë. Me këto gjëra të shëmtuara dhe shpifje vetëm po e tregon karakterin e mashkullit të ulët që ke. Thuaj çka të duash betejën e ke të humbur moti kohë. Nuk më bën aspak për mendimin e të tjerëve sepse jam shumë e zënë me angazhime prindërore. Unë të uroj shërim sa më të shpejtë”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat