Edhe një akuzë për ngacmim seksual ndaj Sean “Diddy” Combs

Mediale Vip

Edhe një akuzë për ngacmim seksual ndaj Sean “Diddy” Combs

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 18:02
Sean

Sean “Diddy” Combs është paditur nga Bryana “Bana” Bongolan për ngacmim seksual.

Ish-dizajnerja e modës, pretendon se producenti muzikor këtë e bëri në ballkonin e katit të 17-të në vitin 2016.

Bongolan e akuzon Combs për “sjellje të tmerrshme dhe të papranueshme” që shkelën dinjitetin e saj dhe ndjenjën e sigurisë.

Avokatët e producentit  thanë se muzikanti, i cili aktualisht është në paraburgim në pritje të gjyqit për akuzat federale, “i mohon me vendosmëri këto akuza serioze dhe mbetet i bindur se përfundimisht do të rezultojnë të pabaza”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat