Ndarja e detyrave të shtëpisë nga kapitenët, Sara dhe Drilon kanë sjellë edhe debate brenda shtëpisë.
Sara si kapitene ka vendosur Xuxin dhe Kevin për të pastruar tualetet, pasi e njëjta i tha atij që e ka me merak të pastroj tualetet, fakt ky që e nervozoi Xuxin.
Me ironi Xuxi i tha Sarës se është “pastruesi më i mirë i tualeteve në shtëpi”.
Kjo deklaratë nxiti debat të ashpër mes dyshes, të cilët diskutuan me tone të larta pranë banorëve të tjerë duke tentuar të sqaroheshin.
Ndër të tjera, Xuxi u shpreh se i ka ngelur hatri nga Sara, pasi kjo e fundit nuk e shpëtoi nga zinxhiri i nominimeve.