Dy banoret e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Gresa dhe Lela kanë diskutuar për jetesën brenda shtëpisë.
Duke theksuar faktin se sa e vështirë është jeta brenda katër mureve, Gresa i rrëfeu Lelës se po përjeton një traumë.
“Traumë kam, mbrëmë jam zgjuar u tuta diçka tepër, u zgjova krejt flejt ishit kanë. Zemra deshi me m’dalë prej vendit, pastaj kam ra duke e rregulluar frymëmarrjen kam flejt”, u shpreh Gresa.
Ndërkohë, që Lela po e dëgjonte tha se nuk është aspak i lehtë qëndrimi brenda shtëpise, sidomos kur nuk ke informacione për familjen.
“Qe dy muaj ditë, oborr, dhomë t gjumit, oborr….nuk është gjë e lehtë të mos e dish qysh e ki babin, mamin, motrën a vëllaun”, tha Lela.