Lela: Frika ime më e madhe është që s’do të mund t’ua kthej prindërve të mi atë që e kanë bërë për mua

Mediale Vip

Lela: Frika ime më e madhe është që s’do të mund t’ua kthej prindërve të mi atë që e kanë bërë për mua

Më: 4 dhjetor 2024 Në ora: 00:18
Lela

Lela i është përgjigjur pyetjes se cila është frika më e madhe në jetë.

Ajo tha se frika më e madhe në jetën e saj është që të mos mund t’ua kthej prindërve të saj atë që ata e kanë bërë për të.

“Prej momentit që kemi shkuar në Itali, për ne ka filluar një sfidë shumë e keqe. Ka pasur momente kur ne s’kemi pasur që ne s’kemi pasur të hamë bukë e ka pasur momente kur unë kam shku në shkollë, s’kam pas fletore”.

“Dhe shumë herë e mendoj që atë që e kanë bërë prindërit e mi për të mos ma bërë mua që të peshojë kjo gjë mbi mua, e pyes veten se a do të mund të ua kthej dhe frika ime më e madhe është që nuk kam me mujt me bë për ata, aq sa ata kanë bërë për mua”, tha Lela.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat