Lela i është përgjigjur pyetjes se cila është frika më e madhe në jetë.
Ajo tha se frika më e madhe në jetën e saj është që të mos mund t’ua kthej prindërve të saj atë që ata e kanë bërë për të.
“Prej momentit që kemi shkuar në Itali, për ne ka filluar një sfidë shumë e keqe. Ka pasur momente kur ne s’kemi pasur që ne s’kemi pasur të hamë bukë e ka pasur momente kur unë kam shku në shkollë, s’kam pas fletore”.
“Dhe shumë herë e mendoj që atë që e kanë bërë prindërit e mi për të mos ma bërë mua që të peshojë kjo gjë mbi mua, e pyes veten se a do të mund të ua kthej dhe frika ime më e madhe është që nuk kam me mujt me bë për ata, aq sa ata kanë bërë për mua”, tha Lela.