Leonardo DiCaprio konsiderohet si një nga emrat më të njohur në botë dhe një nga aktorët më të mirë të gjeneratës së tij.
Disa nga rolet e tij më të shquara janë Jack në “Titanic” dhe Jordan Belfort në “The Wolf of Wall Street”, gjersa fitoi edhe një ‘Oscar’ për rolin e tij në “The Revant”.
Duke folur se kë e konsideron si aktoren më të mirë, ai zbuloi se i ka lënë më shumë përshtypje Meryl Streep, me të cilën ka punuar në filmin e vitit 1996, “Marvin’s Room”.
“Isha 18 vjeç kur punoja me Meryl. Duke e parë pas kamerës mendova se si do të dukej performanca e saj në ekran, dhe më vonë kur pashë filmin në kinema mendova se ajo është pa dyshim aktorja më e mirë në botë”, shpjegoi DiCaprio.
Bashkëpunimi me Meryl Streep vazhdoi edhe në filmin “Don’t Look Up”.
DiCaprio ka marrë shumë nominime për ‘Oscar’ ndër vite, por vetëm me rolin e tij në filmin e vitit 2015 “The Revenant” fitoi çmimin prestigjioz dhe konfirmoi pse konsiderohet si një nga aktorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.