Debat i ashpër mes Drenushës dhe Xhenetës, shkaktar Driloni dhe buxheti

Mediale Vip

Debat i ashpër mes Drenushës dhe Xhenetës, shkaktar Driloni dhe buxheti

Më: 4 dhjetor 2024 Në ora: 18:04
Banorët

Debat i ashpër ka vazhduar edhe sot mes Drenushës dhe Xhenetës, të cilat më herët konsideroheshin aleate brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Shkak i përplasjes u bë buxheti dhe Driloni, gjersa ai që nxiti debatin e tyre qe Vullneti.

Vullneti i tha Drenushës, se Xheneta u afrua me Drilonin pasi i njëjti doli i preferuari i publikut, ndërsa ngjalli reagimin e saj.

“Momentin që ka ardhë droni, ja ke nis me u shkarravitë”, i tha Drenusha, Xhenetës.

Ndërkohë që Xheneta e arsyetoi se pse nisi të flet me Drilonin sërish.

Ato akuzuan njëra-tjetrën se po i frikësohen Drilonit, gjersa Xheneta i tha Drenushës që i ndërroi fjalët në buxhet për të njëjtin, “si mbajte fjalët e tua”.

Pse ti e ke bë buxhetin a. Babai yt ta ka sjellë nga Suedia a?”, i reagoi Drenusha.

“Mbylle gojën! S’ke të drejt me përmend babain tim”, ia ktheu ashpër Xheneta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat