Prezantuesi britanik Piers Morgan i është përgjigjur thashethemeve që janë shfaqur në rrjetet sociale, sipas të cilave ai dyshohet se është aktori që portretizon një grua të pastrehë të rrethuar nga pëllumba në filmin e njohur “Home Alone 2”.
Gjegjësisht, në këtë film, Kevin McCallister, personazhi kryesor, miqësohet me një grua që kujdeset për pëllumbat gjatë qëndrimit në New York.
Në fillim ai është i ndrojtur ndaj saj, por më vonë ajo e ndihmon kur Harry dhe Marv, hajdutët e filmit, përpiqen ta gjuajnë atë në Central Park.
Për shkak të ngjashmërisë fizike mes gruas pëllumb dhe Piers Morgan, fansat filluan të spekulojnë se ai në fakt po luante rolin.
Në rrjetin social Twitter komente të tipit: “Pashë Home Alone 2 dhe harrova që ishte Piers Morgan”, dhe “Nuk di shumë për rolet e tij, por ky është padyshim më i miri i tij”. Edhe pse thashethemet u përhapën shpejt, Morgan i mohoi pretendimet.
Në realitet, gruaja me pëllumbat në film nuk është Piers Morgan, por aktorja irlandeze Brenda Fricker, e cila konsiderohet si një nga aktoret më të mira irlandeze të të gjitha kohërave, sipas “The Irish Times”.
Fricker bëri përshtypje të fortë me talentin e saj dhe roli i saj në këtë film u kujtua, pavarësisht informacioneve të pasakta që u shfaqën në rrjetet sociale.