Ai ka qenë shumë gjatë javëve që lamë pas në qendër të vëmendjes kudo në media dhe, besa, klipi dhe kënga e tij e fundit ishin kryefjala e show-bizit dhe atij ballkanik.
Po flasim për artistin nga Malësia, David Dreshaj, i cili pas lajmeve dhe inateve që, pa fakte, flisnin se si ai këndoi dhe regjistroi videon e këngës së re në një kala monumenti në Mal të Zi, dhe se për këtë kishte marrë leje, ka nxitur edhe më shumë krenarinë për të qenit shqiptar.
Davidi, mësojmë, ka qenë mjaft i kërkuar në koncerte me rastin e 28 Nëntorit, por edhe me anë të kësaj fotoje kishte uruar të gjithë shqiptarët në rrjetet e tij sociale.
"Urime 28 Nëntori, të gjithë shqiptarët anembanë botës, dhe thurje me 112," ka shkruar ai përbri fotos me tematikë kuq e zi.