Roza Lati flet për lidhjen me Xhonatanin: Nga bashkëjetesa te fëmija

Mediale Vip

Roza Lati flet për lidhjen me Xhonatanin: Nga bashkëjetesa te fëmija

Më: 5 dhjetor 2024 Në ora: 18:38
Roza Lati, Xhonatan

Moderatorja e njohur, Roza Lati, ka ndarë detaje mbi jetën e saj private, duke konfirmuar se ndodhet në një periudhë të qetë dhe të lumtur pranë partnerit të saj, Xhonatan Islamit. Në një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, Roza foli hapur për marrëdhënien e tyre, duke e përshkruar si një nga periudhat më të bukura të jetës së saj.

E pyetur për mundësinë e krijimit të një familjeje, Roza reagoi me humor dhe sinqeritet, duke shtuar: “Ti e di që i dashuri im është 8 vjet më i vogël?” Kjo përgjigje la të kuptohej se çifti po shijon çdo moment pa presionin e planeve të mëdha, përfshirë edhe atë të shtatzënisë.

Roza gjithashtu zbuloi se po bashkëjeton me partnerin e saj, duke theksuar rëndësinë e harmonisë dhe kënaqësinë që ndjejnë në çdo moment të kaluar së bashku. “Ndihem mirë, jam e lumtur. Po shijojmë kohën që na ka dhënë Zoti, kaq mund të them,” deklaroi ajo.

Këto fjalë të moderatores tregojnë për një lidhje të bazuar në mirëkuptim dhe dashuri, duke shprehur qetësinë dhe kënaqësinë që ajo ka gjetur pranë Xhonatan Islamit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat