Dy banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova 3, Xuxi dhe Sara kanë pasur një debat së bashku.
Xuxi i tha Sarës se po tregohet çdo ditë e më e dobët.
“Çdo ditë po tregohesh më e dobët, prandaj Driloni nuk të merr në finale”, u shpreh Xuxi.
Gjersa Sara i kërkoi ta përsëris se çfarë i tha, Xuxi insistoi se nuk flet dy herë.
“Vazhdo fol prapa krahëve”, ia ktheu Sara.