Xhensila tregon sekretin e linjave perfekte pas lindjes

Mediale Vip

Xhensila tregon sekretin e linjave perfekte pas lindjes

Më: 6 dhjetor 2024 Në ora: 09:06
Xhensila Myrtezaj

E ftuar në emisionin “Mirëmbrëma yje” me Arbana Osmanin, këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka folur për kthimin në formë pas shtatzënisë.

Xhensila zbuloi se gjatë shtatzënisë shtoi vetëm 8 kilogramë, falë një stili jetese të shëndetshëm dhe aktivitetit fizik të rregullt. “Gjatë shtatzënisë mora 8 kg. Më ka ndihmuar shumë edhe ecja çdo ditë. Kam ngrënë shëndetshëm. Unë nuk ha shumë sasi,” tha ajo.

Pas lindjes së djalit, këngëtarja përjetoi një rënie drastike në peshë, duke humbur 10 kilogramë brenda një muaji. Megjithatë, ajo e përshkroi këtë periudhë si emocionalisht të vështirë. “Ka qenë një periudhë shumë e vështirë psikologjike,” pranoi Xhensila.

Duke ndarë historinë e saj, artistja theksoi rëndësinë e kujdesit për veten gjatë dhe pas shtatzënisë, si fizikisht ashtu edhe emocionalisht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat