E thotë hapur, kjo është banorja e preferuar e Santianës në BBVK3

Mediale Vip

E thotë hapur, kjo është banorja e preferuar e Santianës në BBVK3

Më: 6 dhjetor 2024 Në ora: 09:26
Santiana Maloku

Santiana Maloku ka qenë njëra ndër banoret më të përfolura të Big Brother Vip Kosova, edicionin e kaluar.

Me fillimin e edicionit të ri të Big Brother Vip Kosova, interesimi për ngjarjet brenda shtëpisë është rritur.

Pas suksesit të saj në edicionin e kaluar, Santiana ka rikthyer vëmendjen e fansave, duke ndarë mendimet e saj rreth banorëve të rinj që po bëjnë bujë këtë vit.

Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Santi ka shprehur publikisht mbështetje për Xheneta Fetahun.

Ajo e ka përshkruar Xhenetën si një prej banoreve më të zëshme dhe dinamikë në shtëpi, duke theksuar energjinë e saj pozitive dhe natyrën e saj të hapur.

Santiana ka bërë thirrje për ndjekësit e saj të përkrahin Xhenetën, duke e quajtur atë një garuese premtuese në këtë edicion. 

“Xheneta ka një shpirt të mrekullueshëm dhe është shumë e talentuar, duhet ta mbështesim të gjitha“, shkruan Santi në postimin e saj.

Image
Postimi i Santiana Malokut
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat