Anna Wintour nuk shihet kurrë pa syze dielli, zbulon se pse i mban ato tërë kohës

Mediale Vip

Anna Wintour nuk shihet kurrë pa syze dielli, zbulon se pse i mban ato tërë kohës

Më: 6 dhjetor 2024 Në ora: 11:47
Anna Wintour, kryeredaktorja e revistës Vogue

Anna Wintour, kryeredaktorja e revistës Vogue, është një personalitet me një ndikim të jashtëzakonshëm në fushën e modës.

Ajo njihet për stilin e saj identifikues, me një model flokësh të stilit bob dhe me syzet e saj që nuk i heq asnjëherë.

Reputacioni i saj madje ka inspiruar edhe filmin ikonik të vitit 2006, “The Devil Wears Prada”.

Ajo ka fituar madje një reputacion edhe për një karakter intimidues.

Por, duke folur së fundmi për BBC, 75-vjeçarja ka mohuar pretendimet që njerëzit kanë frikë t’i afrohen, gazetarja madje e pyeti nëse njerëzit i frikësohen, për të cilën u përgjigje me “shpresoj që jo”.

Ajo pohoi se madje shumica e kanë refuzuar, duke pohuar se ideja që askush nuk i thotë asaj “jo” është një mit.

Përveç këtyre deklaratave, Wintour siç duket më në fund e ka zbuluar se pse mban syze gjatë gjithë kohës.

“Më ndihmojnë të shoh dhe më ndihmojnë të mos shoh. Më ndihmojnë të shihem dhe të mos shihem. Ato janë një mbështetje, do të thosha”, pohoi ikona e modës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat