“Mos pretendoni se jeni 20 vjeç kur jeni 70”- Këshilla e aktores së njohur për të gjitha femrat: Jini autentike, sepse…

Mediale Vip

“Mos pretendoni se jeni 20 vjeç kur jeni 70”- Këshilla e aktores së njohur për të gjitha femrat: Jini autentike, sepse…

Më: 6 dhjetor 2024 Në ora: 20:36
Jane Seymour

Aktorja Jane Seymour ka një këshillë për të gjitha femrat të cilat përpiqen të fshehin moshën e tyre.

73-vjeçarja e cila mori pjesë në “Women in Entertainment Gala” më 4 dhjetor tha se se është shumë e rëndësishme mënyra sesi sillesh dhe si e prezanton veten.

“Si e prezanton veten dhe si sillesh ka shumë rëndësi, për fat të keq. Unë nuk u dorëzova kurrë. Tani kam sërish linjën time dhe jam në të 70-at. Unë u them grave: ”Mos u dorëzoni dhe jini autentike. Mos pretendoni se jeni 20 vjeç kur jeni 70. Bëhuni 70′‘ tha ajo.

Ajo shpjegoi se ka filluar të punojë që 13 vjeçe dhe eksperienca jetësore i ka dhëbnë disa mësime të mira.

“Kam punuar në industrinë e argëtimit që kur isha 13 vjeç. “Të shohësh femra që kanë momentin e tyre tani, duke treguar historitë e tyre dhe duke treguar histori që nuk do të ishin treguar më parë, është vërtet fuqizuese”, shtoi aktorja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat