Ish-këngëtari i One Direction, i cili humbi jetën disa kohë më parë teksa ra nga ballkoni i hotelit ku po qëndronte, ishte në një lidhje dy vjeçare me Kate Cassidy.
Së fundmi është zbuluar edhe shumë që këngëtari paguante për shpenzimet e muajit të partneres së tij e cila është deri në 35 mijë dollarë.
Sipas deklaratave të tyre, këngëtari i jepte të dashurës së tij deri në 10 mijë dollarë në muaj për shpenzimet e jetesës, po ashtu ai i kishte dhënë kartën e kreditit për të blerë rrobat që ajo donte.
Më pas ai paguante rreth 25,000 dollarë për shpenzime të tjera që Cassidy kishte çdo muaj.
Madje, ai e kishte prezantuar me stilisten dhe shoqen e tij të mirë, Adele Kani, shërbimet e së cilës i paguante vetë.
Cassidy filloi të takohej me Payne në fund të vitit 2022 dhe çifti ishte vendosur në një shtëpi në Ëellington, Florida, vetëm disa javë përpara vdekjes tragjike të yllit 31-vjeçar më 16 tetor.