Kur Arbana Osmani njoftoi emisionin e saj “Mirëmbrëma yje” larg çdo logoje televizive, shumëkush mendoi se ky mund të ishte një disavantazh. Por mesa duket ky nuk ishte dyshimi i vetëm. Ndërsa ka publikuar vetëm katër episode, moderatorja Arbana Osmani duket se ka fituar ‘bastin’ e saj të parë në këtë sfidë të re profesionale.
Në një postim në “Instagram”, teksa shpreh mirënjohjen për të ftuarit dhe shikuesit e emisionit të saj, Arbana ka dy fjalë edhe për ato që dyshonin.
“Ajo që më gëzon më tepër është basti i fituar me këdo që mendonte se në Shqipëri vëmendja dhe klikimet merren vetëm me debate të dhunshme, skandale dhe vulgaritet. Mesa duket jo!”, shkruan ajo.
Secili nga episodet e para ka rrëmbyer mjaft klikime, ku të ftuar ishin: Ledri Vula, Alban Skënderaj, Olta Gixhari, Arian Curri, Dom Mark Pashkja, Behgjet Pacolli, si dhe Xhensila Myrtezaj.