Albani dhe Miriam së shpejti prindër? Këngëtarja zbulon të vërtetën

Mediale Vip

Albani dhe Miriam së shpejti prindër? Këngëtarja zbulon të vërtetën

Më: 8 dhjetor 2024 Në ora: 16:22
Miriam Cani dhe Albani

Së fundmi kudo nëpër rrjet u ngritën aludime se Miriam Cani është në pritje të ëmbël. Megjithatë, këngëtarja vetë i hodhi poshtë këto aludime, duke konfirmuar në programin “Goca dhe Gra” në Top Channel se nuk është shtatzënë.

Ajo tregoi se, megjithatë, herë pas here ajo dhe Albani e mendojnë mundësinë e të pasurit një fëmijë tjetër, sidomos kur i shohin ata që janë mirë së bashku për disa minuta. Alban, siç tha Miriami, shpesh i thotë: “Dy mrekulli kemi bërë, a nuk mund të bëjmë edhe një tjetër?”

Përveç kësaj, Miriami ka ndarë edhe lajme të tjera pozitive, duke zbuluar se brenda dy javësh do të publikohet një këngë e re, një duet me bashkëshortin e saj, Alban Skënderaj.

"Herë pas here e kemi këtë dëshirën kur i shohim, kur janë mirë ato nja 2-3 minuta me njëri tjetrin. Thotë Albani, dy mrekulli kemi bërë, e bëjmë edhe një tjetër?! Edhe mua më kujtohen ato mendimet e netëve pa gjumë".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat