Banorët kanë krijuar një skenë qesharake në shtëpinë më të famshme në vend.
Derisa një pjesë e tyre po qëndronin jashtë në oborr, ata vendosën që të bënin një ‘prank’ për Naim Bunjakun – Xuxin.
Gresa, Lela, Driloni dhe Sara bën një plan që t’i thonin banorit se ka ardhur një dron.
Ata filluan të brohorisnin duke bërë që të mendohet se ka ndodhur një gjë e tillë.
Xuxi më pas me vrap del jashtë duke menduar se kishte ardhur një dron për të.
Pasi mësoi që banorët po e gënjenin ai u fut menjëherë brenda dhe krijoi një situatë tejet komike.