Dueti “Akoma” i Rozana Radit dhe Sanyt, rrëmbeu çmimin e parë në festivalin “Kënga Magjike 2024”.
Votat e Jurisë dhe të vetë artistëve në garë, sollën një diferencë të ngushtë pikësh me vendin e dytë, në të cilin u rendit Eneda Tarifa.
Vendi i tretë i takoi artistes Ronela Hajati, e cila u prezantua me këngën “Labirinth”.
Rozana ka reaguar pas fitores me një shkrim të gjatë të ndarë në rrjete sociale, ku ka falënderuar të gjithë për përkrahjen.
Ajo thekson se kjo erdhi në një periudhë jo shumë të mirë të jetës së saj, por me një triumf në dorë.
Më poshtë ua sjellim reagimin e plotë:
“Pershendetje yjet e mi! Me lejoni te shkruaj “Akoma” disa fjale per kete rrugetim magjik.
Kjo kenge edhi ne nje periudhe jo shume te mire te jetes time dhe fale saje dhe bashkepunetoreve te mi sot jemi me nje triumf ne dore. Jam shume e bindur kur them qe ne kemi ndare ate skene me me te miret. Me lejoni t’ju them se cfare do te thote per mua te fitosh Kengen Magjike, do te thote te jetosh gjate me muziken tende, te punosh fort e te jepesh me shume se kushdo. Te fitosh sigurisht eshte per te gjithe ne shume e rendesishme, por kjo ndodh rralle…
Mund te jesh me fat nje here nese ndodh, por kur ndodh per here te dyte atehere kjo vjen si fryt i pune ne grup ku te gjithe kontribuojne si trajner.
Kjo kenge me ka mesuar qe nuk ka kufi qe e ndalon nje artist te bej ate di te bej me mire: Te jap nje mesazh dashurie dhe paqeje. Kemi mesuar te fluturojme si zogjte, te notojme si peshqit, duhet vetem te mesojne thjeshtesine per te bashkejetuar me te gjithe njerezit e botes.
Une do vazhdoj te kendoj e te percjell mesazhe sa te kem jete.
Faleminderit Kledi Bahiti & Valter Beqo per kete kenge te mrekullueshme keni qene balsami i shpirtit tim, Joni Peci per finesen dhe klasin ku cdo ngjyre plotesonte tablone e kenges tone. Aldo Lipe syri kurioz i nje fotografie brilante dhe plane te cilat me kane mbetur ne memorie. Albi Nako & balerinet per atmosferen e shtuar.
Sani Dimitri jam e lumtur qe ne gjerdanin e karrieres sime artistike ky duet me ty qendron ne krye. @florii_hairstyle per artin e dlokeve dhe @makeupbysuelacangu per magjine e make – up
Me perulje falenderoj secilin nga ju qe e votuat dhe e duartrokitet kengen tone.
Pa ju nuk do isha asgje.
Ju dua”