Ardit Gjebrea flet për tërheqjen e Arilena Arës dhe Pirro Çakos nga “Kënga Magjike”

Mediale Vip

Ardit Gjebrea flet për tërheqjen e Arilena Arës dhe Pirro Çakos nga “Kënga Magjike”

Më: 9 dhjetor 2024 Në ora: 00:03
Ardit Gjebrea

Bëri xhiron e rrjetit lajmi se “Zero Gradë”, dueti mes Arilena Arës e Pirro Çakos u tërhoq nga gara e “Këngës Magjike” pikërisht përpara natës finale.

Producenti dhe drejtuesi i festivalit, Ardit Gjebrea për një prononcim lidhur me ngjarjen për Rtv Klan tha: “E dëgjoni zërin tim? Edhe unë jam ftohur, por të paktën nuk do të këndoj.

Për fat të keq, edhe Pirro është paqejf dhe për sa kohë që është në duet, më vjen keq që nuk do të jetë ky duet sonte në festival, por sëmundjes nuk ke ç’i bën”, duke qartësuar se arsyeja është tërësisht shëndetësore.

Po ashtu, edhe gjatë finales, ai përshëndeti dy artistët duke nënvizuar se nuk mund të ishin të pranishëm për shkak të problemeve shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat