Ku është fshehur Majku me të “fejuarën”?

Mediale Vip

Ku është fshehur Majku me të “fejuarën”?

Më: 9 dhjetor 2024 Në ora: 18:00
Majku

Së fundmi është përfolur se artisti i njohur, Majku i është përkushtuar jetës personale, madje një postim i tij bëri lëmsh fansat, për një fejesë të mundshme të artistit.

Por, ai për Prive ka treguar se e gjitha ka qenë pjesë e një projekti muzikor, duke thënë se nuk ka asgjë të re nga ajo pjesë

“Ka qenë krejt pjesë e këngës së fundit që e kam lansuar, ka qenë pjesë e klipit, ku realisht krejt kënga tregon se jam unë në kërkim të fatit të jetës, të dashurisë dhe mundohem ta shpreh atë se është bërë shumë vështirë sot ta gjesh partnerin e duhur”.

”Ka qenë ajo skena kur lidhet gjithçka me unazë e me fejesë, se jo nuk ka asgjë kështu, nuk jam fejuar dhe nuk ka asgjë nga ajo pjesë, vetëm ka qenë pjesë e spotit”, është shprehur ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat