Futbollisti i Real Madridit, Kylian Mbappe, kishte deklaruar dikur se kishte qenë dikur thellësisht i dashuruar me një grua misterioze.
“Kam qenë i dashuruar me një grua, por jo më. Shpresoj të dashuroj sërish”, pati thënë Mbappe.
Tani, sipas një burimi në rrjetin social X, gruaja që siç duket i kishte rrëmbyer zemrën lojtarit, është aktorja franceze Emma Smet.
Janë të shumta fotot e aktores në Instagram, të pëlqyera nga Mbappe, ai madje i kishte komentuar në një postim të saj.
Ylli i Real Madritit e mbajti lidhjen tejet sekrete, por aktivitetet e tij në Instagram siç duket e nxorën zbuluar.
Rreth dy vjet më parë, në ditën e Shën Valentinit, Mbappe ia kishte pëlqyer një foto Emma-s, duke mbajtur një pelush.
Spekulohet gjerësisht që Mbappe ia kishte dhuruar për ditën e të dashuruarve.
Përveç kësaj, në vitin 2022 dhe në vitin 2023, lojtari ishte parë me aktoren në disa lokacione.