Këngëtarja e njohur MIA ka bërë një deklaratë shokuese për reperin Jay-Z dhe kërkesën që ai kishte pasur për të kur artistja u bë pjesë e labelit të tij.
MIA ka pretenduar se Jay-Zi kishte thënë asaj që të bënte operacione plastike pas nënshkrimit të kontratës.
Ajo këtë deklaratë kishte bërë disa ditë më parë, por u kthye në vëmendje, pas padisë që iu bë së fundmi Jay-Z për përdhunimin e një vajze 13-vjeçare bashkë me Diddyn.
MIA, emri i vërtetë i secilës është Mathangi ‘Maya’ Arulpragasam u tregua e sinqertë në lidhje me kërkesën e çuditshme të 55-vjeçarit kur ajo nënshkroi me kompaninë e tij diskografike, Roc Nation.
“Edhe kur e kam takuar Jay-Z-n dhe nënshkrova me Roc Nation, gjëja e parë që më tha ishte të bëja operacione plastike”, tha ajo.
“Unë nuk kam pasiguri sepse përndryshe do bëja ndërhyrje”, theksoi mes tjerash.