Artistja MIA tregon kërkesën e çuditshme të Jay-Z kur nënshkroi me ‘labelin’ e tij

Mediale Vip

Artistja MIA tregon kërkesën e çuditshme të Jay-Z kur nënshkroi me ‘labelin’ e tij

Më: 12 dhjetor 2024 Në ora: 07:44
MIA dhe Jay-Z

Këngëtarja e njohur MIA ka bërë një deklaratë shokuese për reperin Jay-Z dhe kërkesën që ai kishte pasur për të kur artistja u bë pjesë e labelit të tij.

MIA ka pretenduar se Jay-Zi kishte thënë asaj që të bënte operacione plastike pas nënshkrimit të kontratës.

Ajo këtë deklaratë kishte bërë disa ditë më parë, por u kthye në vëmendje, pas padisë që iu bë së fundmi Jay-Z për përdhunimin e një vajze 13-vjeçare bashkë me Diddyn.

MIA, emri i vërtetë i secilës është Mathangi ‘Maya’ Arulpragasam u tregua e sinqertë në lidhje me kërkesën e çuditshme të 55-vjeçarit kur ajo nënshkroi me kompaninë e tij diskografike, Roc Nation.

“Edhe kur e kam takuar Jay-Z-n dhe nënshkrova me Roc Nation, gjëja e parë që më tha ishte të bëja operacione plastike”, tha ajo.

“Unë nuk kam pasiguri sepse përndryshe do bëja ndërhyrje”, theksoi mes tjerash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat