Megan Fox thuhet se ka blerë një shtëpi të re dhe burimet e Just Jared kanë treguar detaje mbi situatën e saj të jetesës përpara se të ndahej me Machine Gun Kelly.
Këtë javë u kuptua se aktorja dhe muzikanti u ndanë. Ajo aktualisht është shtatzënë me fëmijën e tyre.
Së fundmi raportohet se Megan ka blerë një shtëpi të re në zonën e Los Angeles. Është zbuluar gjithashtu se ajo dhe reperi nuk kishin jetuar bashkë për një kohë përpara ndarjes së tyre.
TMZ raporton se shtëpia e re e Meganit i kushtoi asaj 8 milionë dollarë.