Lisa Kudrow flet për vështirësitë e bashkëpunimit me aktorët e “Friends”

Mediale Vip

Lisa Kudrow flet për vështirësitë e bashkëpunimit me aktorët e “Friends”

Më: 12 dhjetor 2024 Në ora: 14:24
Lisa Kudrow

Lisa Kudrow ka pranuar se ndërtimi i marrëdhënieve të ngushta me aktorët e ‘Friends’ ishte një proces i vështirë në fillim.

Ajo, e cila bëri histori me rolin e Phoebe Buffay, tha se marrëdhëniet mes aktorëve kërkuan punë të madhe dhe se ata punuan shumë për të qenë miq të vërtetë.

Në një intervistë me Dax Shepard në podcast-in Armchair Expert, Kudrow theksoi se kimia e natyrshme që u krijua gjatë 10 sezonëve të shfaqjes nuk erdhi menjëherë, shkruan DailyMail.

Ajo shpjegoi se përpjekjet për të pasur një komunikim të hapur ishin të vështira për të, pasi ajo nuk ishte zakonisht e para që të hidhte hapin për të diskutuar ndonjë keqkuptim.

Kudrow pranoi se kishte vështirësi me stilin e drejtpërdrejtë të komunikimit, por mësoi shumë nga aktorët e tjerë, veçanërisht nga Courteney Cox, Jennifer Aniston dhe Matt LeBlanc, që e ndihmuan të zhvillonte “komunikimin e respektueshëm”.

Ajo gjithashtu tha se ka filluar të rishikojë ‘Friends’ pas vdekjes tragjike të Matthew Perry në tetor 2023, për të mbajtur gjallë kujtimin e tij dhe për të nderuar miqësinë që kishin ndërtuar gjatë xhirimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat