Boksieri Drilon Rama është banori më i komentuar i sezonit të tretë të Big Brother VIP Kosova.
Jo vetëm i komentuar por Driloni pëlqehet shumë edhe nga banoret brenda shtëpisë, të cilat shpesh e ngacmojnë apo shfrytëzojnë mundësitë për të patur kontakt fizik me të.
Megjithatë Driloni u tregua i prerë disa ditë më parë, duke i kërkuar si vajzave ashtu edhe pjestarëve të tjerë të shtëpisë që mos ta prekin më fizikisht.
Mirëpo duket se është zbuluar se pse Driloni ka kërkuar diçka të tillë.
“Driloni është i lidhur jashtë. Ai kurrë nuk do lidhet brenda shtëpisë, vetëm nëse e bën për lojë, por deri sa nuk e ka bërë deri tani, s’do e bëjë kurrë. Mos shpresoni kot. Vajza nuk është figurë publike”.