Ekskluzive/ Dënimi me arrest shkaktoi divorcin? Këngëtarja Alida Hisku rrëfehet për herë të parë: Mora dy djemtë dhe ika me kamion

Mediale Vip

Ekskluzive/ Dënimi me arrest shkaktoi divorcin? Këngëtarja Alida Hisku rrëfehet për herë të parë: Mora dy djemtë dhe ika me kamion

Më: 14 dhjetor 2024 Në ora: 20:51
Alida Hisku

Këngëtarja e njohur shqiptare, Alida Hisku rrëfeu për herë të parë në emisionin S’e Luan Topi ndarjen nga bashkëshorti pasi regjimi komunist e la në arrest shtëpiak.

Gjithçka nisi kur tri shoqe të saj i gjetën ditarin dhe e spiunuan.

Hisku: U zhduka nga aktivitetet, nga puna, nga çdo gjë, brenda 24 orëve. Kam qenë 24 vjeçe, mitroloz nuk kisha, kisha shkruar ëndrrat e mia, dëshirat e mia, sepse propaganda ime ishte të këndoja, u mbylla në shtëpi, nuk pësova asnjë lloj, sot e kësaj dite jam pa asnjë lloj. Më hante një padrejtësi në vetvete, shpresa, mendoja se në mos sot, nesër do dalësh prap.

Rusi Ishte dënimi që u bë shkak për ndarjen nga bashkëshorti?

Hisku: Pak a shumë.

Rusi: Nuk e pranoi dot, e vuajti si dënim, apo ishte kjo çështja armiku i partisë, i popullit.

Hisku: Këtë temë nuk e kam analizuar fare, kisha dy fëmijë u mora me ta, sepse duhet t’i vësh pllakën një diçkaje që të veprosh në një shkallë më të lartë të jetës, po të rrija të analizoj do arrija të harroja fëmijët, nisa punë në shtypshkronjë.

Ai vendosi të ndahej për shkak të këtij dënimi, ju mbetët me dy djemtë dhe në fillim të ’90 ju merrni malet dhe ikni.

Hisku: (Pohon me kokë). Po ika me dy djemtë.na eci shyqyr zotit mbarë, djali i vogël qante se ishte dimër, por e kaluam. Na morën ato dy durrsakët na çuan deri në Hungari, treni natën deri në Gjermani. Të gjithë refugjatët do të vuajnë vitet e para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat