Këngëtari i shquar i këngës shqipe, Sinan Vllasaliu ka folur me mall për mungesën e të atit.
Ai nuk e ndeju ngrohtësinë e tij edhe si fëmijë.
Në emisionin “Sol”, artisti thotë se si fëmijë ka lakmuar të tjerët kur i ka parë me të dy prindërit, sidoqoftë, ai shprehet se ka pasur një nënë të fortë, që e ka bërë atë, ai që është sot.
“Është lakmia te të tjerët, se fëmija lakmon, si pjesa e dhuratës për shembull. Kur të gjithë fëmijët marrin dhurata nga prindërit, ti njërin nuk e ki. E ke një nënë të shenjtë, e cila të përmbushë, të bën të ndihesh më i fortë se tjerët, se të përgatit ashtu, sepse tek e fundit ne jemi brumë qysh na përgatisin ata, ashtu jemi edhe sot. Më besoni se njerëzit më të suksesshëm, njerëzit më të mirë janë ata”, tha Sinan Vllasaliu.
“Unë e kam pasur një nënë të fortë, por kur duhet. Ka pasur edhe tolerancë kur duhet. Ajo ka pas rolin kryesor në atë që unë jam sot”.