Rap-artisti i njohur shqiptar, Ledri Vula, ka publikuar disa fotografi në rrjete sociale.
Në imazhe shfaqet përkrah ish-banores së Big Brother VIP Albania, Dea Mishel, e cila shihet në rolin e mjekes.
Kjo mbase modelja nga Shqipëria do të jetë pjesë e videoklipit të ri të këngëtarit nga Kosova.
“+18, mos e shiko pa prindër”, ka qenë përshkrimi që reperi i ka vënë këtij postimi.
Mbetet të shihet ditëve në vazhdim se çfarë kanë përgatitur dyshja e njohur e shoubizit.
Nuk ka dyshim se do të jetë një gjë e bukur marrë parasysh projektet që Ledri realion.
Megjithatë, ai nuk ka dhënë më shumë detaje për fansat e publikun.