Ledri dhe Sara kapen “mat” rrugëve të Tiranës me vajzën në krahë dhe duart me dhurata

Mediale Vip

Ledri dhe Sara kapen “mat” rrugëve të Tiranës me vajzën në krahë dhe duart me dhurata

Më: 15 dhjetor 2024 Në ora: 23:36
Foto nga vendngjarja

Ledri Vula dhe ish-partnerja e tij, Sara Hoxha, janë parë së bashku në zemër të Tiranës, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e kalimtarëve në zonën e njohur të Bllokut.

Takimi, i cili u zhvillua në Rrugën e Brigadave VIII, ka nxitur spekulime mbi marrëdhënien aktuale mes tyre.

Imazhet e publikuara në rrjet tregojnë Ledrin duke mbajtur vajzën e tyre, Poem Blu, në krah, ndërsa Sara, me një buzëqeshje në fytyrë, mban një arush gjigand prej pellushi.

Image
Sara, Ledri dhe Poem Blu

Pamja e lumtur dhe e relaksuar e çiftit ka ngjallur pyetje nëse ky është një takim me rastin e ditëlindjes së vajzës së tyre ditën e djeshme.

Pas ndarjes, jeta private e Ledrit ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes, veçanërisht për thashethemet mbi një lidhje të re me Rina Zaiti. Megjithatë, reperi ka zgjedhur të mos i komentojë këto zëra, duke i lënë fansat në pritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat