Këngëtarja Rina Balaj, gjatë një interviste për “Prive” ka ndarë mendimet e saj për artistët e nënvlerësuar dhe të mbivlerësuar në industrinë muzikore shqiptare.
Kur u pyet për tre artistë të nënvlerësuar, Rina vendosi të mbështesë disa emra të rinj, duke përmendur Mak Zogaj dhe Bejta.
“Rrugës kur po vija këtu, dëgjova një këngë të Mak Zogaj. Mendoj që ka nevojë për më shumë mbështetje,” tha ajo, ndërsa për Bejtën shtoi: “Është ende në fillim, njerëzit s’e dinë çfarë do të sjellë, por mendoj që ka shumë për të dhënë".
Nga ana tjetër, kur u pyet për artistët e mbivlerësuar, Rina nuk hezitoi të thoshte mendimin e saj dhe përmendi Butrint Imerin. “Mendoj që Butrint Imeri është i mbivlerësuar,” tha këngëtarja.