Drenusha flet për ish-bashkëshortin: Problemet nisën kur ai nisi të fitojë para’

Mediale Vip

Drenusha flet për ish-bashkëshortin: Problemet nisën kur ai nisi të fitojë para’

Më: 16 dhjetor 2024 Në ora: 15:09
Drenusha dhe Atilla

Drenusha ka ndarë detaje mbi prapaskenat e ndarjes së saj nga ish-partneri, duke hedhur dritë mbi problemet që nisën mes tyre pas një ndryshimi të madh në jetën e tij profesionale dhe financiare. Sipas saj, gjithçka filloi të përkeqësohej kur ish-partneri i saj filloi të kishte sukses financiar.

Ajo zbuloi se, në vend që ky sukses të përforconte marrëdhënien e tyre, ndodhi e kundërta.

Në momentin kur ai filloi të kishte para, gjërat ndryshuan shumë keq. Ai e ndieu veten të fuqishëm dhe aty filluan problemet.

Duke treguar më shumë për periudhën e tyre së bashku, ajo shtoi se të dy kishin punuar në një kompani të përbashkët, e cila fillimisht i kishte bashkuar, por më pas u bë burim konflikti.

Në atë periudhë kemi punuar bashkë, e kemi pasur një kompani. Kur jemi ndarë nga ajo kompani, vendosa të bëhem e pavarur dhe të mos kisha më asnjë lidhje me ta”

Për Drenushën, lidhja ekonomike që kishin ndërtuar ishte e dëmshme për marrëdhënien e tyre personale. Ajo tregoi se ish-partneri i saj filloi ta shihte suksesin si një mënyrë për të fituar kontroll mbi të.

Kam parë që lidhja jonë ekonomike e ka shkatërruar marrëdhënien tonë, sepse ai e ndjeu veten më të fuqishëm.

Megjithatë, Drenusha nuk pranoi të nënshtrohej ndaj këtij ndryshimi të dinamikës mes tyre.

Këtu kanë filluar problemet direkt. Fuqizimi i tij ishte një përpjekje për të më përmbysur mua, por unë nuk e kam pranuar këtë gjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat