Rrëfimi i rrallë i Osman Mulës për Parashqevi Simakun: Ishte e vetmja këngëtare që në ’89 kishte truprojë

Mediale Vip

Rrëfimi i rrallë i Osman Mulës për Parashqevi Simakun: Ishte e vetmja këngëtare që në ’89 kishte truprojë

Më: 16 dhjetor 2024 Në ora: 23:54
Osman Mula

Kompozitori dhe regjisori i njohur Osman Mula ishte këtë mbrëmje në Top Story, ku foli për këngëtares Parashqevi Simakut.

Ai e përshkoi atë si një vajzë të zgjuar dhe që dinte të zgjidhte këngët, ndërsa tha se vitet ’89 ajo ishte e vetmja që kur këndonte nëpër rrethe, shoqërohej me truprojë, për shkak se kishte shumë dashuri nga publiku dhe e ndalonin në rrugë.

“Ajo ishte një vajzë e zgjuar, e ëmbël dhe kurrë nuk bënte thashetheme. Modeli i një vajze korrekte, dinte të zgjidhte këngën… dhe këtu ka notën 10… që në ’89 ishte e vetmja që kishte roje personale kur shkonte në rrethe sepse nuk kishte mundësi të mos e ndalonin publiku në rrugë.

Nga pikëpamja ekonomike ishte si të gjithë ne, por gjithçka në menaxhim e kishte qeveria”, tha Mula.

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat