Këngëtarja Parashqevi Simaku këto ditë ka qenë në vëmendje të madhe dhe një personazh tejet i komentuar.
Pas videos në Amerikë, ku shihej si e pastrehë duke kërkuar ndihma, për të shprehën menjëherë gatishmëri shqiptarët që ndodhen atje.
Biznesmeni Elton Ilirjani momentalisht është duke u kujdesur për të dhe ka marrë përsipër të hapet një GoFundMe, që të mblidhen një milion dollarë për artisten e famshme.
Veç kësaj, modeli shqiptar është duke kërkuar edhe për djalin e saj, të cilin nuk e ka parë me vite.
Ndonëse në rrjet thuhet se djali i saj jeton po ashtu në New York, në një lagje të pasur.
Iconstyle ka zbuluar së fundmi portretin e djalit të saj, Luke Nolfe, që është 20-vjeç.
Këngëtarja pas ndarjes nga tashmë ish-bashkëshorti ka humbur edhe kujdestarinë mbi djalin e tyre. Për t’i qëndruar pranë të birit, Parashqeviu ka zgjedhur të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.