Reperët e njohur, Lluni dhe Lyrical Son, janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.
“Love” mban titullin kënga e tyre e re, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.
Teksti është shkruar nga vetë artistët me producim nga Pint dhe Pressplay.
Videoja i është besuar Unicut dhe tani ndodhet e plotë në kanalin zyrtar, YouTube.
Të njëjtit vijnë me një interpretim të mahnitshëm dhe në stil të veçantë të tyre.
Lluni ka kohë që është shkëputur nga grupi P.I.N.T, ku bën pjesë akoma Festim Arifi (emri i plotë).
Ata gjatë gjithë vitit kanë qenë të angazhuar me këngë e koncerte të ndryshme.