Fatos Lubonja thotë se Parashqevi Simaku nuk është ikonë: I këndonte sistemit politik që shpëlante trurin e shqiptarëve

Mediale Vip

Fatos Lubonja thotë se Parashqevi Simaku nuk është ikonë: I këndonte sistemit politik që shpëlante trurin e shqiptarëve

Më: 17 dhjetor 2024 Në ora: 18:07
Fatos Lubonja dhe Parashqevi Simaku

Analisti Fatos Lubonja duke komentuar mbi fatin e Parashqevi Simakut, tha se zhurma e madhe tregon degradimin e kulturës shqiptare.

“Shumica e shqiptarëve merren me thashetheme, kjo ëhstë kultura e big brother. Tani po merren me fatin e një personi, ndërkohë që janë me mijëra shqiptarë që janë larguar dhe secili ka pasur fatin e tyre. Por këta merren me fatin e Parashqevisë. Mund të përbëjë lajm, por kemi një histeri”, tha Lubonja.

Ai tha se këta nuk mund të quhen ikona, i kanë kënduar realizmit socialist, i kanë shpëlarë trutë shqiptarëve.

“Për mendimin tim, Parashqevi Simaku nuk ishte ikonë. Shqipërinë e mori në dorë e njëjta elitë kulturore që ndërtoi soc-realizimin”, tha Lubonja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat