Ka kaq shumë fjalë e thashetheme për jetën private të këngëtares Leonora Jakupi.
Atë, përherë e kanë ndjekur fjalët, pasi bukuria dhe suksesi i saj nuk e kanë lënë indiferent publikun e median.
Kohë më parë tha se është në lidhje, ama më nuk flet për këtë gjë. Është, apo nuk është me dikë, e di veç Leonora.

Megjithatë, vetëm nuk është. Këngëtarja i gëzohet në çdo çast pranisë së të ëmës, motres, mbeses dhe vëllait, me të cilin edhe u fotografua së fundi.