Marina amerikane i ka ndarë çmimin special aktorit Tom Cruise për "rritje të rekrutimit të pilotëve" me rolin e tij si toger Pete Maverick Mitchell në filmin e vitit 1986 "Top Gun".
Çmimi i shquar i shërbimit publik iu ndahet civilëve për akte heroike ose mbështetje të Marinës.
Cruise (62) mori çmimin këtë javë nga sekretari i Marinës së SHBA-së, Carlos Del Toro, në Chertsey, një jugperëndim të Londrës.
Aktori, i cili është pilot i licencuar avioni, po ri-përsërit rolin e tij si nënkoloneli Pete Mitchell në vazhdimin e filmit "Top Gun: Maverick" më 2022.
Del Toro tha se roli i Cruise si Maverick në filmin aksion për një aviator të ri detar që stërvitet në Shkollën e Armëve Luftarake të Marinës së SHBA "rriti ndjeshëm" numrin e rekrutëve.
Ndërsa Cruise e quajti një nder të veçantë marrjen e këtij çmimi, për "kontributet e tij të jashtëzakonshme dhe të gjera në Departamentin e Marinës nga 1986-2023"
“Për mua, ka një të vërtetë në jetë - të drejtosh është të shërbesh. E ndjej në thelbin tim dhe e shoh te pjesëtarët e forcave të armatosura. Unë e vlerësoj përkushtimin e të gjithëve dhe është një nder i vërtetë t'i përfaqësoj ata," tha Cruise pas marrjes së çmimit.