Banorët e Big Brother VIP Kosova 3 kanë bërë biseda të ndryshme gjatë ditës së sotme (e mërkurë).
Gjesti ka shkaktuar situatë komike kur po jepte mendimin e tij mbi preferencën e një gruaje të grimosur apo jo.
Në temën e ngritur për diskutim nga Vullneti, Gjesti u shpreh se ai dëshiron që femra e tij të jetë pa makijazh.
”Unë kam qejf me puth tamam si është, e jo me puth sherk. Unë kom qejf pa grim me pasë”, tha ai.
Mbi këtë reagim pati Lela, e cila kundërshtoi ashpër mendimin e tij, njëjtë edhe Sara, të cilat dhanë mendime të tjera.
Naim Bunjaku – Xuxi po ashtu bëri një ironi kundër tyre duke thënë: “Më mirë të lexoni ndonjë libër sa lyheni”.
E më pas femrat e shtëpisë reaguan sërish kundrejt Xuxit, duke kundërshtuar atë që tha.