Arnold Schwarzenegger është filmuar në rrugët e New Yorkut në edicionin e Krishtlindjeve.
Për qëllimet e xhirimit të filmit “The Man with the Bag”, ai u shndërrua në Santa Claus, të cilin e luan në këtë projekt.
Ai kishte veshur një jelek të bardhë e të kuq për Krishtlindje, një kapele shumëngjyrëshe dhe një pallto të kuqe. Ai e rriti përshtypjen e Santa Claus me mjekrën e tij të trashë gri dhe vetullat.
Arnold Schwarzenegger fans are saying that the actor has ‘aged 200 years in 2 months’ after being spotted in New York surrounded by five bodyguards. Looks like Santa Claus to me! 🤣 pic.twitter.com/2ctil4St1I
— Johnny Midnight ⚡️ (@its_The_Dr) December 17, 2024
Skenat e aktorit në edicionin e festave shumë shpejt u bënë virale në rrjete sociale.
Fakti që kishte veshur një pallto dhe kapele të kuqe shqetësoi ata që nuk e dinin se ai po luante babagjyshin.
“Më në fund e kanë kapur steroidet”, “Është vetëm 77 vjeç! Ka qenë kampion bote në ‘bodybuilding’ dhe tani ka ardhur deri këtu?”, “E gjitha për shkak të steroideve” – kanë qenë disa nga komentet në rrjet.
Vetë aktori ka njoftuar në rrjetet sociale për filmin e ri. Në Instagram, ai ndau një foto ku pozon me kolegun e tij aktorin Alan Ritchson dhe deklaroi se i pëlqente xhirimet.
Aktualisht nuk dihen shumë detaje rreth filmit të tij të ri. Dihet vetëm se çanta e dhuratave të babagjyshit u vodh dhe ai kërkon ndihmën e kriminelit të vogël Vince (Alan Ritchson) për ta gjetur atë.
Ky është filmi i dytë i Krishtlindjeve për aktorin austriak. I pari ishte “Jingle All the Way”, në të cilën Schwarzenegger luajti Howard Langston, i cili përpiqet t’i blejë djalit të tij figurën e njohur të aksionit Turbo-Man. Rezulton se lodra nuk ndodhet në asnjë dyqan dhe Howard përplaset edhe me Myron Larabee, i cili ka të njëjtin synim si ai.