Eros Grezda shfaqet me të dashurën e re në Dubai?! Jeta e futbollistit pas ndarjes, nga akuzat e ish-partneres se nuk e ndihmon me rritjen e djalit tek thashethemet për pjesëmarrjen në ‘BBVIP4’

Mediale Vip

Eros Grezda shfaqet me të dashurën e re në Dubai?! Jeta e futbollistit pas ndarjes, nga akuzat e ish-partneres se nuk e ndihmon me rritjen e djalit tek thashethemet për pjesëmarrjen në ‘BBVIP4’

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 20:14
Eros Grezda

Futbollisti shqiptar Eros Grezda është në qendër të vëmendjes në mediat rozë, për shkak të aludimeve për pjesëmarrjen e tij në Big Brother Vip 4.

Por jo vetëm kaq, ai gjithashtu u akuzua së fundmi nga ish-partnerja, Ajsel Abazi, se nuk e ndihmon në rritjen e fëmijës.

“Si po shkon deri tani bashkëprindërimi?”, është pyetur ajo nga ndjekësit në një ‘Ask me a question’.

Në përgjigjen e saj, Ajsel tha: Asnjë bashkëprindërim fare. Unë jam ajo që kujdesem për gjithçka”.

Për të mos mjaftuar këto, futbollisti ka postuar së fundi një foto nga Dubai, ku krah tij shfaqet një vajzë, e cila nuk duket e plotë, por që dyshohet të jetë e dashura e tij e re.

Mesa duket Grezda po shijon ditët e fundit të ‘lirisë’, para futjes në shtëpinë e Big Brother Vip 4 më 21 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat