Sara Kolami ka shpërthyer në lot brenda shtëpisë së famshme të Big Brother Vip Kosova pas një debati të fortë mes shoqes së saj, Gresa dhe Xhenetës.
E gjitha nisi pas diskutimit për të shikuar filmin ku ka marrë pjesë Sara në rolin e stjuardesës “Dashuri dhe Turbulenca”. Gresa i është drejtuar Sarës duke i thënë se ajo nuk është një aktore por rolin në atë film e ka fituar për shkak të fizikut dhe jo talentit.
“Rolet që ti i ke luajtur i ke fituar për shkak te fizikut dhe trupit tënd. Është e lehtë me lujt stjuardesën. Është shumë e thjeshtë me lujt dashnoren e dikujt. Roli qe ti ke luajtur është shumë i thjeshtë,” është shprehur Gresa.
Në këtë debat është përfshirë dhe Xheneta e cila thotë se nuk mund të quhesh aktore kur nuk ke një bagazh, nuk të bën atkore një film, është shprehur ajo. Sara i është kthyer Xhenetës duke i thënë se ti je mësuar që t’i fitosh gjërat me mik dhe nuk ke punuar kurrë.
“Nuk domethënë që je aktore se del në një film duke u puthur me dikë. Shko fitoj gjërat me mik, unë si kafshë kam punuar”, kanë qenë fjalët e Xhenëtës.
“Nuk e di si është të të falen gjërat”, ka thënë Sara ndër të tjera.
Më pas Sara ka shpërthyer në lot pas debatit me tone të larta ndërsa Gresa i është afruar duke i thënë që nuk kishte pse të ndihej keq pasi nuk po ia vendoste në dyshim talentin.