Policia e Kosovës në mëngjesin e së premtes ka arrestuar këngëtarin e njohur të tallavasë, Anton Delija.
Për rastin gazeta ka kontaktuat avokaten e tij, Aurora Mulhaxha.
E njëjta i ka thënë që ky këngëtar është arrestuar nën dyshimin për shmangie të tatimit, por pas intervistimit në polici ai ka deponuar prova që megjithatë ai ka paguar tatimin dhe si rrjedhojë është liruar në procedurë të rregullt.
Këngëtarit i ishin ndaluar mbi 30 mijë euro, por i janë kthyer sot.